Gjuha angleze do të zhduket për 100 vjet?
Gjuha angleze do të zhduket për 100 vjet, ndërsa në vend të saj, një numër i madh i njerëzve do të shërbehet me një gjuhë të re me emrin "panglish", pohojnë ekspertët, transmeton "Daily Telegraph".
"Në gjuhën angleze do të krijohen fjalë të reja, ndërsa të vjetrat do të ndryshojnë në mënyrë dramatike apo do ‘vdesin’ për 100 vjet. Krejt kjo do të ndodhë për shkakun se një numër i madh i njerëzve, të cilët e kanë si gjuhë të dytë, çdo ditë, në vazhdimësi bëjnë ndryshime në gjuhën angleze", ka deklaruar Edwin Duncan, historian nga universiteti Toson në Maryland të SHBA-ve.
Sipas revistës “Neë Scientist” qysh tani janë të qarta ndryshimet të cilat ndodhin në gjuhën angleze, sepse ajo flitet ndryshe në mbarë botën, varësisht nga dialekti lokal të cilin e formojnë njerëzit, që vijnë nga vende të ndryshme të të folurit.
Deri në vitin 2020, dy miliardë njerëz do të shërbehen me gjuhën angleze, nga të cilët vetëm 300 milionë do të mund të thonë se e kanë gjuhë amtare. Gjithashtu, në vitin 2020, anglishtja, spanjishtja, hinduja dhe gjuhët arabe do të janë gjuhë amtare për numër të njëjtë të njerëzve.
Doktoresha Suzette Haden Elgin, gjuhëtare e pensionuar, përndryshe profesoreshë e dikurshme e Universitetin San Diego në Kaliforni vlerëson se, megjithatë, nuk mundemi me plot siguri të themi se si do të jetë e ardhmja e gjuhës angleze. "Ndoshta do të shndërrohet në panglish, ndoshta në anglishte që do të ketë shumë dialekte apo do të shpërbëhet në dhjetëra gjuhë të reja", vlerëson profesoresha Elgin.